Këngëtarja, Leonora Jakupi ka publikuar një fotografi duke treguar se si dukej në moshën e fëmijërisë. Kjo fotografi vërteton edhe më tepër origjinalitetin e bukurisë që këngëtarja rrezaton sot pas kaq shumë vitesh.
Ndërsa i janë ngjallur shumë kujtime të së kaluarës, Jakupi shkruan me nostalgji se fotoja i përket kohës kur ajo ishte në klasë të parë.
“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta. Edhe kjo frizura mos met hy flokt në sy. Klasa e parë, u rritën pak flokët”, ka shkruar Leonora.
Herë pas here, Leonora na sjell momente të ndryshme të jetës së saj, pak kohë më parë na njohu me imazhin e saj në periudhën e adoleshencës.