2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria sqaron rolin e Veton Surroit, Blerim Shalës dhe Bernard Nikajt për dialogun

Rekomandime

Grupi për Ballkan ka njoftuar sot se Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa dhe Veton Surroi, do të jenë ekspertët e angazhuar në procesin e dialogut dhe se këtij ekipi pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Por, nga Qeveria e Kosovës po thonë se nuk bëhet fjalë për ekip negociator, pasi Qeveria dhe Kryeministri Kurti do të udhëheqin dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta Express

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për Gazetën Express se Kryeministri Albin Kurti do të udhëheq dialogun me Serbinë, në koordinim me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria dhe kryeministri Kurti do të udhëheqë me dialogun. Këtë do ta bëjë duke u koordinuar dhe këshilluar me presidenten Osmani, dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe subjektet e përfaqësuara aty”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai tha se Bernard Nikaj, Blerim Shala, Veton Surroi e të tjerët, janë ekip i ekspertëve të angazhuar nga Grupi për Ballkan, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës, Ambasadës Norvegjeze dhe Grupit për Ballkan.

- Advertisement -

“Në lidhje me raportimet në fjalë, më lejoni të sqaroj se nuk bëhet fjalë për ekip negociator. Bëhet fjalë për një ekip ekspertesh të angazhuar nga Grupi për Ballkan (BPRG) në kuadër të një momorandumi te mirëkuptimit në mes Qeverisë së Kosovës, Ambasadës Norvegjeze dhe Grupit për Ballkan që është nënshkruar javën e kaluar. Në këtë ekip ekspertesh mes tjerëve do angazhohen edhe z. Surroi, z. Shala e z. Nikaj. Zëvendëskryeministri Bislimi sipas portfolios së tij është takuar me ekipin ditëve të fundit”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndryshe, Grupi për Ballkan sot njoftoi se përveç këtyre ekspertëve, varësisht nga nevojat e Qeverisë mund të ftohen edhe ekspertë të tjerë.

- Advertisement -

“Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.

“Ky aktivitet përbën njërin nga komponentët programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane””, thuhet në postim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit