18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Flet Endrit Shala: Nuk e rraha gazetarin, ishte konflikt verbal

Rekomandime

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mohuar se e ka sulmuar fizikisht gazetarin e portalit indeksonline, Ensar Ramadanin, ndërsa thotë se ka pasur konflikt “më shumë verbal” me të, e për këtë kërkon falje.

- Advertisement -

Shala thotë se ai ka shkuar në QKUK pas një rasti tragjik dhe se e ka shtyrë gazetarin Ramadani për të hyrë në spital. Ministri thotë se nuk e ka ditur se ai është gazetar.

“Së pari nuk e kam sulmuar gazetarin. Ka qenë një konflikt më shumë verbal, në një rast të caktuar pas një ndërhyrje tragjike në Qendrën Klinike Universitare… Nuk e kam ditë që është gazetar për arsye se personi nuk ka pasur as bexh as nuk ka pasur asgjë që me identifiku si gazetar”, ka thënë Shala për Kallxo.com.

Ramadani ka thënë se ministri Shala e ka goditur atë në QKUK, pasi gazetari ka refuzuar t’ia japë telefonin.

- Advertisement -

Shala thotë se ka tentuar të ruaj e të mos filmohen familjarët e zyrtarit të Nismës, Luan Maloku, i cili u shtri në QKUK pasi u plagos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit