10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Borë e shi, ky është parashikimi i motit për të premten dhe të shtunën

Rekomandime

Fusha të presionit të ulët nga Atlantiku ditëve në vijim do të depërtojnë mbi rajon, që sjellin vranësira, e ditën e nesërme mundësi për riga lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë një ciklon do të kalojë nga veriu i rajoni, që mbi vendin tonë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët, me erë dhe reshje shiu, e në vise malore priten edhe reshje bore.

Në aspektin termik mbi vend do të vazhdojnë të shtrihen masa të ngrohta ajrore, që në fundjavë do të rrisin tutje temperaturat mbi vlera mesatare”.

- Advertisement -

Sipas PW, nga java e ardhshme në rajon shtrihen masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit që sjellin mot të ftohtë dhe rënie graduale të temperaturave.

PW po ashtu ka theksuar se cilësia e ajrit edhe gjatë ditës së nesërme mbetet në vlera të pashëndetshme, e nga fundjava, me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, do të fillojë të përmirësohet, ku vlerat pritet të zbresin në mesatare dhe të mira.

Parashikimi për datat 20-21 dhjetor:

20.12.2019 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, në ultësira mjegull. Paradite dhe gjatë ditës kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1.

- Advertisement -

21.12.2019 – Mot i butë. Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës dhe në mbrëmje kryesisht vranët, vende-vende me riga lokale shiu. Në vise malore mbi 2000m reshje të dobëta bore. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-16m/s. Indeksi UV: 1.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit