8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Njësite speciale të Kosovës e Maqedonisë Veriore, takohen në Glloboçicë

Rekomandime

Policia e Kosovës këtu, bashkë me atë të Maqedonisë së Veriut, po improvizojnë aksion të përbashkët.

Në pikën kufitare në Glloboçicë, dy ekipet kanë realizuar ushtrimin që kishte për qëllim ndaljen e grupeve kriminale në të dy anët e kufirit, raporton KTV.

Sipas kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, përgatitje të tilla të të dy institucioneve të sigurisë së shteteve, ofrojnë siguri kufitare.

- Advertisement -

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se vendi i tij dhe Kosova, janë të përgatitur të punojnë për ruajtjen e sigurisë së përbashkët.

“Dua ta shpreh kënaqësinë time që sot kishim rastin të dëshmojmë këtë përgatitje tonë taktike dhe teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kjo dëshmon se të dy forcat policore treguan gatishmëri të lartë për ballafaqimin e çdo lloj sulmi në kufi. Në këtë mënyrë garantojmë stabilitetin e dy shteteve. Ne dëshmuam se jemi thellë të përgatitur dhe jemi faktor i stabilitetit në këtë rajon”, ka thënë Rashit Qalaj, drejtori i Policisë së Kosovës.

Për të gjitha njësitë e përfshira në këtë ushtrim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, u ndanë mirënjohje.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit