0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Një shqiptar në CIA”, iniciativa e autorit Bashmir Xhemaj nëpër shkollat e Prizrenit

Rekomandime

Fushata e autorit Bashmir Xhemaj për furnizimin me librin e tij “Një shqiptar në CIA” për të gjitha biblotekat e shkollave fillore dhe të mesme të Prizrenit është mirëpritur nga adhurues të librit dhe bartës të këtyre institucioneve.

- Advertisement -

Kjo iniciativë e autorit ka ardhur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. Vetë autori Xhemaj ka thënë se “ky akt simbolik ka për qëllim të sensibilizoj shoqërinë për ngritjen e vetëdijes rreth nevojës së leximit më të madh në shkolla dhe furnizimit më të mirë të biblotekave me libra”.

Ai ka ftuar edhe autorë të tjerë dhe donatorë që të dhurojnë sa më shumë libra që të nxisin edhe më tepër leximin tek të rinjtë.

Drejtori i shkollës fillore “Fadil Hisari” në Prizren, Fidan Axhillari e ka falendëruar autorin për këtë gjest.

- Advertisement -

“Bashkëstudiuesi, miku dhe autori i Librit “Një Shqiptar në CIA” Bashmir Xhemaj i shoqëruar nga miku dhe asambleisti Shkodran Kryeziu më nderuan me vizitën, duke më dhuruar tri kopje të librit. Mirënjohës për këtë punë kaq të bukur, duke na dhuruar me kaq mjeshtri këtë Libër” ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.

Edhe drejtori i shkollës fillore në Billushë, vendlindja e krypersonazhit të librit, ka falendëruar aturoin për këtë fushatë të qëlluar. “Një faleminderim të veçantë për autorin Bashmir Xhemaj me librin që bën fjalë për Destan Billushën, i cili e vizitoi shkollën tonë dhe ia dhuroi disa ekzemplarë bibliotekës së shkollës tonë dhe bashkëvendasin tonë Shkodran Kryeziu për vizitë dhe përkrahje të autorit” ka shkruar drejtori Flurim Gashi.

- Advertisement -

Fushata e shpërndarjes së kopjeve të librit do të vazhdoj edhe në biblotekën e qytetit dhe shkolla të tjera fillore dhe të mesme të komunës së Prizrenit.

Kjo fushatë është në kooordinim me autorin dhe asambleistin Shkodran Kryeziu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit