0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mësohet detyra e gjashtë ekspertëve që u ftuan nga Kurti për pjesëmarrje në dialog

Rekomandime

Gjashtë ekspertë do të ndihmojnë Kurtin në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Kurti u shpreh i gatshëm të rinis në qershor.

- Advertisement -

Ai të enjten tha që brenda muajit të gjashtë të vitit qeveria mund të ulet në tavolinën e bisedimeve me palën serbe.

E deri atëherë ekzekutivi do të jetë gati edhe me material që do i shërbejnë rrugës për në këtë process.

Veçse është themeluar një grup ekspertësh që do punojnë me ekipin negociator konkretisht me kryeministrinë për bisedimet Prishtinë-Beograd.

- Advertisement -

Grupi për Ballkan përmes një memorandumi të nënshkruar mes tyre, qeverisë dhe ambasadës norvegjeze ka formuar një grup ekspertësh që do kontribuojnë në dialog.

Fokusi i këtij grupi është të krijojë një memorie institucionale që nga procesi i Vjenës.

- Advertisement -

Në këtë grup pjesëmarrës janë, Muhamet Mustafa, Leon Malazogu, Bernard Nikaj, Veton Surroi, Robert Muharremi e Blerim Shala.

E ka qenë kryekëput kërkesë e qeverisë për të marrë pjesë në ekip Surroi e Shala.

Këta gjashtë ekspertë do të kenë një zyrë ku do të punojnë në kuadër të dialogut ndërsa qeveria nuk do t’i paguajë ata.

Ndërkohë në qeveri i kanë thënë televizionit që me ketë ekip do të merret zëvendëskryeministri, Besnik Bislmi.

Por, ekzekutivi ka bërë me dije që në krye të dialogut do të jetë Kurti.

Kurtit ju kërkua në Bruksel që dialogu të rinis sa më parë, e shefi i qeverisë i tha BE-së që mund të llogarisin në të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit