15.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Më shumë avionë të NATO-s në ajër për shkak të avionëve rusë

Rekomandime

Sipas aleancës, aeroplanët luftarakë të NATO-s kanë kryer tashmë më shumë se 400 ngritje alarmi këtë vit. Në 350 prej misioneve, qëllimi ishte identifikimi dhe monitorimi i avionëve rusë. “Në vitet e fundit kemi parë një rritje të aktivitetit ushtarak rus në hapësirën ajrore”, tha një zëdhënëse.

- Advertisement -

Rrezik për avionët civilë

Avionët ushtarakë rusë shpesh nuk kanë dhënë informacion mbi pozicionin dhe lartësinë e tyre, nuk kanë paraqitur plan fluturimi ose nuk kanë komunikuar me kontrollorët e trafikut ajror, tha NATO. Kjo përfaqëson një rrezik të mundshëm për avionët civilë. Krahasuar me vitin 2019, në vitin 2020 numri i alarmeve të lidhura me Rusinë u rrit lehtë.

Kur bie alarmi, avionët gjuajtës të shteteve të NATO-s duhet të jenë në ajër brenda pak minutash, për shembull për të konstatuar me kontakt vizual nëse një avion i dyshimtë është i rrezikshëm. Kur është e nevojshme, rreziku mund të ndalet me forcë. Në shumicën dërrmuese të rasteve, misionet kryhen për shkak të avionëve rusë. Vetëm rrallë bëhen ato për shkakt të aeroplanëve ushtarakë nga vende të tjera ose kur nuk identifikohen menjëherë aeroplanë pasagjerësh ose mallrash.

- Advertisement -

60 avionë të NATO-s në gatishmëri

Sipas NATO-s, hapësirën ajrore në Evropë e monitorojnë rreth 40 stacione radari dhe nyje raportuese. Sipas aleancës, rreth 60 aeroplanë të NATO-s janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Mbikqyrja ajrore është një shërbim i rëndësishëm i NATO-s për anëtarët e saj.

- Advertisement -

Ushtria gjermane, Bundeswehri është i përfshirë rregullisht në mbikqyrjen e avionëve rusë si pjesë e rritjes së “policisë ajrore” të NATO-s në Shtetet Baltike. Deri në gjashtë aeroplanë gjermanë “Eurofighter” aktualisht janë të vendosur në Ämari, Estoni.

“Patrullimi ajror” i shtuar në Shtetet Baltike filloi në vitin 2014 pas fillimit të konfliktit në Ukrainë – mbi të gjitha me kërkesë të aleatëve lindorë Lituani, Letoni dhe Estoni. Kjo është pjesë e rëndësishme e konceptit të sigurisë për shtetet e aleancës./DW

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit