Janë shtuar zërat se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar në Qeverinë “Rama 3” në Shqipëri.
Sipas gazetarit Çim Peka ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre e Punëve të Jashtme në Qeverinë “Rama 3”. Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.
Mëgjithatë, Çitaku ka postuar fotografi se po qëndron në Shqipëri për vizitë.
Por, pas postimit të ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, në Facebook doli fotoja se Vlora Çitaku po qëndron në Shqipëri me deputeten e PDK-së Blerta Deliu dhe motrën e saj.
“Diell e freski në të bukuren Shqipëri”, ka shkruar Deliu krahas fotos së postuar.