Kjo është gjendja shëndetësore e babait të Kadri Veselit, publikohet një fotografi nga spitali

0
269

Gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.

Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Sot është publikuar edhe një fotografi e tij nga spitali.

Një faqe me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën duket babai i Veselit, vëllai i tij dhe doktori Lavdim Demiraj.