9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoti përkrah shefin e tij, Albin Kurtin: Taksa duhet të hiqet

Rekomandime

Sot po mbahet Konferenca e Sigurisë në Mynih.

- Advertisement -

Në një prononcim për media nga atje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se taksa duhet të hiqet, por duhet të kemi të njëjtën qasje që ka Serbia me ne.

Hoti u shpreh se është treguar një interesimi dhe vëmendje të shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajë shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Dialogu ka për qëllim njohjen reciproke. Taksa duhet të hiqet, po duhet ta ruajmë sovranitetin tonë, atë qasje që ka Serbia ndaj nesh duhet ta kemi edhe ne, por këto duhet të jenë ngushtë më partnerët tanë”, u shpreh Hoti.

- Advertisement -

“Këto që janë nënshkruar sot nuk janë marrëveshje, por për të bërë këtë vit hapa konkret. Kemi një vëmendje të shtuar nga SHBA-të”.

“Ajo që kemi nevojë është që të arrijmë një marrëveshje përfundimtare, një njohje reciproke”.

- Advertisement -

Hoti poashtu tha se nesër pritet të ketë takim me ambasadorin Grenell dhe zyrtarë të tjerë gjerman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit