Kroacia nuk ka hequr dorë nga blerja e avionëve të avancuar ushtarakë, përmes të cilëve do t’i përgjigjet strategjisë së serbve për t’u armatosur me avionë dhe tanke ruse.
Mediat kroate raportojnë se Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë do të shpallë deri më datë 28 maj nëse kanë ndërmend të blejnë avionët amerikanë “F 16” apo ata suedezë “Saab Gripen”, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Blerja e avionëve shumë rolësh nga Kroacia mbështetet edhe nga SHBA-të me kushtin që të jenë të përshtatshëm me sistemet e sigurisë së NATO-s, ndryshe nga Serbia e cila po përdor armatim rus.