Ishte pikërisht ky lajm i cili qoi pluhur në vendin tonë.
Këngëtari Afrim Muqiqi në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se moslejimi i dasmave në Kosovë ka bërë që shumë kosovarë t’i bëjnë organizimet e dasmave në Kukës.
I njëjti kishte deklaruar se do të këndojë në katër dasma në këtë qytet. Nxitur nga kjo deklaratë e këngëtarit, ekipi i “#Gjesi”-t ka qëndruar në Kukës për të parë se sa vërtetë kosovarët kanë bërë rezervime nëpër restorantet e Kukësit.
Në këtë qytet, janë pothuajse tri salla të dasmave më të frekuentuara, mirëpo pronarët e tyre nuk pranuan të flasin para kamerës nuk thënë se nuk ka bërë askush rezervime.