12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kushtet e LDK-së, Albin Kurti shkel premtimin e tij

Rekomandime

Ka një javë që LDK-ja nuk ka arritur të vendosë se a do të pranojë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, që u bë në takimin e fundit në nivel të liderëve. Derisa partia e Isa Mustafës ka insistuar në kryeparlamentarin, që do të çonte diskutimet në pikën zero, Albin Kurti i ka ofruar një ministri më tepër LDK-së. Sipas kësaj marrëveshje, numri i ministrive shkon në 14. Në LDK ende nuk ka ndonjë vendim se si do të përgjigjen.

Koalicioni LV – LDK ende nuk po arrin që të finalizohet, si rezultat i pasojave që dy partitë po i bartin pas shkuarjes në seancën e 26 dhjetorit pa marrëveshje.

- Advertisement -

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Parlamentit ka komplikuar situatën duke imponuar që në tavolinë të diskutimit të vihen oferta të reja. Në fakt, të njëjtat kanë rrjedhur vetëm nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet në krye me Albin Kurtin, pasi që LDK-ja duke e cilësuar lëvizje të njëanshme zgjedhjen e Konjufcës, në takimet e fundit kanë kërkuar që kryeparlamentari të bëhet përsëri pjesë e marrëveshjes.

Ky opsion që është konsideruar i papranueshëm nga Albin Kurti ka bërë që ky i fundit të sakrifikojë premtimin e bërë për numrin e ministrive. Shtimi i dikastereve ministrore, që ishte paraparë të mbetej në 12, e për të cilat ishte bërë edhe zgjedhja se si do të bashkohen me njëra tjetrën, sipas marrëveshjes së re rritet për dy.

Albin Kurti e ka barazuar kërkesën e LDK-së për kryeparlamentarin me një ministri më tepër, që i jep partisë së Isa Mustafës një dikaster më shumë se që ishte marrë vesh në parim.

- Advertisement -

Rrjedhimisht, LDK, nëse vetëm vendosin që të pranojnë ofertën, do të marrin një ministri më shumë se LV-ja, pra gjashtë dikastere, në anën tjetër pesë ministri i mbeten LV-së, dhe tri i shkojnë minoriteteve.

Media merr vesh se Kurti nuk ka pranuar që të bëhet ndërrim i dikastereve paraprake që ishin caktuar në mes të dy liderëve, mirëpo, që shtimi i dy ministrive plus bëhet nga ministritë që paraprakisht ishin inkorporuar në ministri të tjera.

- Advertisement -

Sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, e njëjta vazhdon t’i mbetet Glauk Konjufcës, zëvendëskryeministri i parë i shkon LDK-së ndërsa i dyti, LV-së, ku tashmë është propozuar Haki Abazi.

Edhe puna e presidentit mund të konsiderohet e kryer. LV ka premtuar se do t’ia votojë LDK-së kandidatin për presidentit, mirëpo, nëse pas një viti e gjysmë nëse ndodh që kjo parti të mos mundet që të sigurojë votat që i duhen, atëherë Vetëvendosje do t’ia jap edhe një ministri LDK-së, varësisht se cila do të kërkohet nga ata.

Kjo do të sillte një ndryshim në numrin e ministrive, LV 4 ministri, LDK 7 ministri.

Një ofertë e njëjtë është propozuar nga Kurti në takimin me Isa Mustafën, derisa, nga LDK-ja janë dakorduar se për këtë do të vendosin në Këshill, që tashmë siç është raportuar ka autorizuar kryetarin dhe tre nënkryetarët që të marrin vendim. Të njëjtën ofertë, Kurti ia ka paraqitur edhe minoriteteve, në takimin që u mbajt dje në Prizren.

Ajo për të cilën ka njoftuar LDK sot gjatë ditës se ka shkuar si ofertë e njëjtë me detaje të reja, është ajo për numrin e zëvendësministrave, që sipas ofertës së fundit, i shkojnë LDK-së, dy më shumë në numër se Lëvizjes Vetëvendosje.

Se kanë pranuar një ofertë të re të ngjashme me atë të javës së kaluar e ka pranuar sot për media zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, pa treguar detaje se për çfarë ministrie bëhet fjalë.

Që nga java që lamë pas nuk ka pasur takim në mes të Kurtit dhe të Mustafës, derisa, ka mbetur që LDK-ja të vendosë se si do të përgjigjet, tash kur janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve për formim sa më të shpejtë të institucioneve.

LDK nga marrëveshja paraprake merr MPB-në, Arsimin, Bujqësinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës ku përfshihen edhe ajo e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në anën tjetër, LV-së i mbetet MPJ-ja ku përfshihen ajo e Integrimeve dhe e Diasporës, Financat, Zhvillimi Ekonomik ku përfshihen edhe ajo e Tregtisë, Industrisë, Inovacionit dhe ajo për punë, Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit si dhe Ministria e Drejtësisë.

Ende nuk dihet se cili do të jetë propozimi i LDK-së, për ndarje të këtyre ministrive për të cilat ishin dakorduar në grupe punuese se duhet të bashkoheshin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit