17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Zyrtari i PDK’së i reagon ashpër Presidentes që i publikoi shpenzimet e Thaçit: S’po harxhon sepse je në gjumë dimëror

Rekomandime

Këshilltari i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani publikoi sot të dhënat e shpenzimeve me të cilat thotë se ka ajo ka shpenzuar më pak se të gjithë presidentët para saj. Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, i publikoi këto të dhëna në Facebook, mirëpo zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar duke thënë se shpenzimet e vogla të Osmanit janë për faktin se ajo është në “gjumë dimëror”.

Gjoshi thotë se shpenzimet e vogla të presidentes kanë ndodhur për faktin se ajo nuk ka kryer asnjë obligim kushtetues. Ai pretendon se Osmani nuk del jashtë zyrës së saj dhe si pasojë, nuk bën shpenzime.

- Advertisement -

“PRESIDENTE, SË PARI NXJERR FATURAT E PËRMBUSHJEVE TË DETYRIMEVE KUSHTETUESE, TANI FLASIM…! E paska bërë një “përpjekje” koti Presidentja Osmani, duke krahasuar shpenzimet e saj me presidentet paraprak! Osmani paska prezantuar “faturat” e shpenzimeve, se ajo ”më së paku paska shpenzuar nga të gjithë paraardhësit e saj”. Unë po ja sjellë në dijeni taksapaguesve, se ”le të flejnë zbathur” se zonja Osmani jo vetëm që ka ulë shpenzimet, por ajo nese vazhdon me këtë “gjumë dimëror” kanë me zënë shumë pranvera duke shpenzuar pak para të buxhetit për punë zyrtare , sepse ajo nuk ka kryer asnjë obligim kushtetues! E si të shpenzohet buxheti pa dalë përjashta zyrës …?! E si të shpenzohen paratë për bileta pa vizita zyrtare jashtë vendit në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese?!”, shkruan Gjoshi në profilin e tij në Facebook.

Gjoshi tutje shton se Presidentja nuk ka bërë vizita zyrtare në shtete tjera dhe pretendon se pozita ndërkomëbtare e Kosovës është e izoluar.

“Po ku na paska qenë Presidentja për vizitë zyrtare ,për të bërë shpenzime për bileta udhëtimi? Madje, as për darka e dreka nuk janë bërë shpenzime ,sepse askush nga qarqet vendimarrëse ndërkombëtare nuk ja ka çelur derën e shkelë pragun e zyrës:? Në vend të shpenzimeve është dashtë të prezantoi punët. Kush i tha puna e mbarë në një punë të hajrit për Kosovën? Kjo drejtuese e shtetit e ka izoluar Kosoven”, shtoi ai.

- Advertisement -

Zyrtari i PDK-së flet pastaj për shpenzimet duke përdorur sarkazëm, teksa thotë se shpenzimet do të uleshin po të mos kishim president fare. Gjoshi përmend edhe emrin e burrit të Presidentes, Prindon Sadriu, i cili kërkoi para nga MPB për ndërrimin e xhamave të veturës.

“Besoni, se mos me pasë fare president edhe me shumë ulen shpenzimet…! Lëreni “pallavrat” po nisnja punoni diçka se ja mbylltë të gjitha dyert Kosovës! A e din Presidentja, se Kosova ka pozitën më të ulët në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak të paditurisë dhe mosveprimit tuaj! Ju, me izolimin që i keni bërë vendit vertetë nuk do të shpenzoni sa shpenzuan të giithë presidentët tjerë, por edhe nuk do të bëni asnjë punë të mbarë për Kosovën. Në kohën kur Serbia po bën diplomaci agresive ndaj Kosoves, ju dhe qeveria po merrni me ja nxirë xhamat e makinës së “Komondant” Prindonit, por më shumë po ja nxini xhamat e përspektivës së Kosovës…!”, përfundon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit