13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Qyteti historik i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor

Rekomandime

Kjo do të mundësojë që qytetit të vjetër të Prizrenit t’i kthehet pamja e merituar, pasi me dhjetëra shtylla do të largohen përfundimisht nga atje, së bashku me të gjitha kabllot, përfshirë të operatorëve kabllor.

- Advertisement -

Krahas qendrës, plani investiv parasheh që edhe rrugët përreth zonës turistike e deri tek Kalaja të bëhen me infrastrukturë të re energjetike nëntokësore.

Vlera e këtij investimi që kap shifrën e rreth 600 mijë eurove, krahas futjes së kabllove nëntokë, përfshinë edhe vendosjen e komplet stabilimenteve të reja në dy nënstacione që do të furnizojnë këto zona.

Përmes këtyre investimeve, do të mundësohet ngritje e kapaciteteve e cila do të ofrojë siguri në furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ për konsumatorët.

- Advertisement -

Se këto investime që po realizohen në qendrën e Prizrenit janë të mirëpritura, e thotë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Këto punime që po zhvillohen në qendrën historike të Prizrenit nga ana e KEDS janë shumë të rëndësishme dhe të njëjtat do të krijojnë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë.”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, Drejtori për Investime në KEDS, Hasan Oz thekson se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në rrjet në Prizren. “Ne besojmë se të gjitha vendet historike në Kosovë duhet të kenë rrjetin e rinovuar dhe tani koha është për Shadervanin e Prizrenit. Ky është hapi i parë i investimeve të mëdha në Prizren që do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.”, tha Oz.

Investimet e KEDS në rrjet nëntokësorë janë duke vazhduar me intensitet të lartë edhe në qendra tjera të Kosovës, ku brenda një të ardhme të shkurtër, parashihet që të gjitha qendrat e qyteteve te përfitojnë nga investime të tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit