12.6 C
Pristina
Sunday, April 7, 2024

PDK kërkon mbledhje të Kryesisë që seancat e Kuvendit të mos i udhëheq më Saranda Bogujevci

Rekomandime

hefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, po kërkon që seancat e Kuvendit të mos udhëhiqen më nga Saranda Bogujevci, pasi sipas tij po krijohet situatë e pakëndshme.

- Advertisement -

Ai tha se për shkak të saj një pjesë e opozitës e lëshoi sallën, e prezentë nuk do të jenë as deputetet e PDK-së.

“Shkaku jush, opozita e lëshoj seancën. Ti nuk je ai që na tregon neve çka me folë. Kërkojmë që kryesia të mbledhet dhe mundësisht ti mos mi mbajt seancat e radhës se po shkakton degjenerim, pra pakujdesia e padijenia juaj e krijoi një situatë të pakëndshme, edhe ashtu po i vononi seancat”, tha Tahiri në Kuvend.

“Edhe ashtu kur po i thirrni po i degjeneroni ne do ta lëshojmë këtë seancë, kërkojmë të mbledhet kryesia e kuvendit dhe te përcaktohet vazhdimi i kësaj seance”, tha ai.

- Advertisement -

Ndërsa, Bogujevci tha “25 minuta ju kam pritë në këtë séance dhe 15 minuta në seancën e kaluar kur ju keni thirrë debat parlamentar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit