15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Administrata ia huqi me votat e Konjufcës, nuk i kishte 75

Rekomandime

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes duket se nuk i mori 75 vota për tu zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse administrata e Parlamentit kumtoi këtë informacion, Indeksonline ka vërtetuar se shifra e votave ishte e gabueshme.

Kësisoj, deputetët e LVV-së (29), LDK (28) Minoritetet (10) votuan pro, përpos Kojnufcës që abstenoi për vetën. Pra, 66 vota i mori i propozuari nga Albin Kurti.

- Advertisement -

Ndërsa, partitë opozitare dhe Lista Srpska votuan kundër dhe abstenuan.

Nga PDK-ja kundër ishin 21, AAK-ja 3 kundër dhe 9 abstenime, Nisma-AKR 5 si dhe Lista Srpska 10.

Kështu, nga subjektet opozitare 39 vota ishin kundër ndërsa nëntë abstenime.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, Indeksonline ka pyetur Administratën e Kuvendit.

Sekretari i këtij institucioni, Ismet Krasniqi ka thënë se nesër do të bëhen publike votat në ueb-sajtin e Kuvendit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit