11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Presidenti kroat i reagon Vuçiqit: Zot i një shteti të pasuksesshëm që s’di çfarë të bëjë me veten e vet

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, gjatë javës që po e lëmë pas qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai zhvilloi takime me krerët institucionalë, ndërsa në një rast tha se Kroacia do të ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e tij nxiti reagime nga pala serbe. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se me këtë veprim, Kroacia po dëshiron ta poshtrojë Serbinë, raporton Zeri.info.

Pse dikush duhej të mburrej për këtë? Për fat të keq, ata e bënë atë me qëllim të poshtrimit të Serbisë. Sa i përket frikës së njerëzve tanë në Kosovë, do t’u dërgoj një mesazh atyre dhe ju them të mos kenë frikë. Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë ‘Stuhi’ e përndjekje, deklaroj se nuk do të ketë asnjë ‘Stuhi’. Nuk dua të rrah gjoks, por mesazhi im për qytetarët është se nuk kemi arsye të frikësohemi”, tha Vuçiqi.

Kurse kryetari i Kuvendit serb, Ivica Daçiq, theksoi se më mirë do të ishte që në Kosovë të ndërtohej një baze ushtarake e Rusisë sesa nga vendet tjera.

- Advertisement -

Mendoj realisht se ndërtimi i kësaj baze nuk mund të ndodhë, por kjo është disi gjithmonë e mundur pasi që kroatët dhe ata të Kosovës kanë qenë gjithnjë ‘vëllezër të ar.mëve’. Me këto ar.më ata shpesh na kanë shenjëstruar neve dhe aleatët tanë në gjithë Iuftërat botërore”, theksoi Daçiqi për televizionin publik serb RTS.

Mirëpo, këtyre reagimeve iu përgjigj sot presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

- Advertisement -

Gjatë një prononcimi për mediat atje, ai tha se po ta dinte se ky veprim do t’i pengonte aq shumë Serbisë, do të bisedonte me ta paraprakisht.

Unë veçse e kam nënshkruar atë urdhër, por sikur ta dija se kjo u pengon atyre aq shumë, ndoshta do të bisedoja me ta. Nuk po e them këtë me tallje. Njësitë tona të helikopterëve ka kohë që janë atje. Ushtria e Kroacisë veçse ka qenë në Kosovë dhe nuk kam menduar se kjo do t’u pengonte atyre, njerëzve në Beograd, konkretisht Vuçiqit”, u shpreh Milanoviqi.

Ai tha se ky veprim i Kroacisë në Kosovë nuk është kurrfarë provokimi ndaj Serbisë, ndërsa shtoi se Serbia nuk po di si të dalë nga gracka në të cilën ka rënë 30 vjet më parë në Kosovë.

Nuk është ky kurrfarë provokimi për Serbinë. Ata vetë nuk dinë si të dalin nga gracka në të cilën ranë 30 vjet më parë, nga orgjia e Milosheviqit në Kosovë, e cila çoi në Iuftë. Është kjo një mënyrë që të mbajnë votuesit e tyre në tnsion. Ata pësuan më shumë dëme edhe se Kroacia. Aq sa nuk u zhvillua Gjakova, po aq edhe Paraqini mbeti në vitet e ’80-ta”, u shpreh mes tjerash presidenti kroat.

Ndërkaq, në fund ai tha se Vuçiqi po e drejton një vend të pasuksesshëm, me të cilin nuk po di çfarë të bëjë.

Vuçiqi është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm, i cili nuk di çfarë të bëjë me veten e vet. Bëjnë gjithçka që të mos hyjnë në BE, por negociojnë”, theksoi presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit