8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kimete Berisha-Vitisë: A muj u çove Arben, a e din se Çun Lajçi jeton me të fala

Rekomandime

Publicistja Kimete Berisha i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me një shkrim në rrjetin social Facebook.

Ajo e pyeti Vitinë se pse nuk shkon ta vizitojë aktorin Çun Ljaçin, i cili aktualisht është duke u trajtuar në spital.

- Advertisement -

Berisha madje i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i tha se shumë të ashtuquajtur artistë marrin rroga nga shteti edhe pasi janë pensionuar, kurse Çun Lajçi jeton me “t’fala”.

“A muj’ u çove, Arben? Të kam votuar, plus krejt familjen dhe rrethin tim e kam frymëzuar me t’votu ty. I vetmi mashkull që e kam votu’ je Ti, të tjerët janë gra të vuajtura e të përndjekura: V, S, D, A! Pse ti zotëri sa rrin badihava, nuk shkon me vizitu Çun Laçin në spital, për shembull!

Erdogani, që (o Zot) po kujtoni se jeni më dikushi se ai, rregullisht e ka vizituar Ibrahim Tatlises-in në spital, se krejt bota normale kujdeset për artistët dhe për krijuesit e vetë, përveç shqiptarët, që pa vdekur nuk të bëjnë hesap për të gjallë.

- Advertisement -

A e din Kryeministri i Kosovës se me t’njofshëm disa të ashtuquajtur artistë, marrin rrogë nga shteti (e i bëjnë rrush e kumbulla në raki), edhe pasi janë pensionuar, kurse Çun Lajçi jeton me ‘t’fala’!”, ka shkruar Lajçi.

Madje ajo i ka drejtuar edhe disa pytje ministrit Vitia dhe kryeministrit Kurti.

- Advertisement -

“Pse ti ministër i shëndetësisë po hesht dhe pse kujton se ta durojnë shqiptarët heshtjen! Përgjigju!

Pse nevojtoret e spitalit nuk kanë letër toaleti dhe ku janë paret e donacionet e dedikuara për spitale! S’na intereson e kaluara! Neve na intereson sot, në këtë moment çka po bën ti për shëndetësinë!”, tha Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit