Një qytetar ka denoncuar një mashtrim me çmime nga KFC në pikën në qytetin e Gjakovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mentor Hoxhaj ka publikuar faturën e tij ku shihet se ka blerë 2 akullore për të cilat pagoi më shtrenjtë se çmimi i reklamuar, shkruan Reporteri.net
“KFC reklamon “SANDEA DHE KREAMBALL” me çmimë 1.49 dh 0.99 euro me “Çokollatë ose Karamel”! Por për “çokollatë” ju duhet të paguani +19 cent, saktësisht 19.19% me shtrenjtë se çmimi i reklamuar!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pse duhet mashtruar?
KFC reklamon “SANDEA DHE KREAMBALL” me çmimë 1.49 dh 0.99 euro me “Çokollatë ose Karamel”!
Por për “çokollatë” ju duhet të paguani +19 cent, saktësisht 19.19% me shtrenjtë se çmimi i reklamuar!
#FactCheckerKS