18.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Ajet Potera, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës?!

Rekomandime

Ajet Potera, e ka lënë të hapur mundësinë që të jetë sërish kandidat për kryetar të Podujevës.

Në disa shkrime në rrjete sociale, Potera ka lënë të hapur mundësinë qe ta sfidojë kryetarin aktual, Shpejtim Bulliqi, në garën për kreun e kësaj komune, që do të mbahet në tetor të këtij viti.

- Advertisement -

Potera ishte kandidat për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e vitit 2017.

Ai ka ripostuar një video të asaj gare dhe fjalët që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte thënë për të.

Madje, tërthorazi ka lënë të nënkuptohet se dëshiron t’i hyjë sërish kësaj gare.

- Advertisement -

“Na ishte njëherë…kur dhe si nuk e di? Por mund të jem prapë! Varet nga kërkesa e mbështetja e popullit”, ka shkruar ai.

Potera ishte drejtor i Inspeksionit në muajt e parë të qeverisjes së Shpejtim Bulliqit, në Podujevë.

- Advertisement -

Mirëpo, ai është larguar nga kjo pozitë, duke u shprehur i paknaqur me këtë qeverisje. Kjo vërehet edhe në disa postime të tij në rrjete sociale, ku thumbon qeverisjen lokale në Podujevë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit