Shkruan: Ismail KADARE
“Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive (me nyja e parafjalë). Falë kësaj cilësie e pa dyshim, gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përbaIIoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë, suImin osman. SuImi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative (që manovron me prapashtesa), ishte një lloj suImi i një mamuthi të ngathët që Iufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat. Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk ka pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim.
Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është epabesueshme.
Më 1887, në Shqipëri kishte:
3000 shkolla, prej të cilave
1200 shkolla publike turke,
1200 shkolla private greke,
300 shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
1 të vetme shkollë shqipe, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq.
Katër vite më pas, Pandeli Sotiri eIeminohet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori.
Siç u pa më lart, për ata, sundimi osman, nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e suImuar Kastriotin, ata suImojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Evropës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më evropianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.
Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë:
E mirë për Shqipërinë nuk është Evropa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”