2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Çdokush ka të drejtë të pijë kafe”, komenti interesant i Dreshajt kur pa foton e ministrit Vitia në kafe

Rekomandime

Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj, ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit është parë në njërën nga kafiteritë në kohën kur në qendrën e vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë u krijua tollovi e madhe.

- Advertisement -

Dreshaj këtë koment e ka bërë në emisionin ‘Frontal’ në T7, derisa ka thënë se “shteti nuk mbahet nga individi”, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

“Gjithkush ka të drejtë të pijë kafe. Nuk e arsyetoj kafen e ministrit, ose qëndrimin e tij të gjatë në kafe. Sidomos nëse i njëjti ka qenë aty gjatë kohës sa kishte radhë të gjata tek qendra. Por ta dini se shteti nuk mbahet nga individi”, ka deklaruar ndër të tjera deputeti i AAK’së në ‘Frontal’.

Si pasojë e numrit të madh të të interesuarve për vaksinim me vaksinën anti-Covid, përgjatë ditës është shkaktuar një tollovi e madhe teksa pritej tek qendra e vaksinimit salla “1 Tetori” në Prishtinë. Pas kësaj, ka ndërhyrë Policia e Kosovës, duke shpërndarë turmën.

- Advertisement -

Në po të njëjtën kohë, ministri Vitia është kapur në fotografi në një nga kafiteritë në Prishtinë, foto e cila mori kritika të shumta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit