7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiq: S’na duhet konfIikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra persona që humbin jetën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd, se Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën sepse, siç vlerësoi ai, konfIiktet e ngrira përfundojnë me “qindra e qindra të vdkur”.

Vuçiq deklaroi se dialogu me Prishtinën duhet të bëhet nën përkujdesjen e Brukselit.

- Advertisement -

Ne jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën përkujdesjen e Brukselit. Ishim të gatshëm për një dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konfIikt i ngrirë nuk është i mirë. Shikoni se si përfundojnë ato konfIiktet e ngrira, çdo pesë vjet dikush i shkrinë dhe përfundojnë me qindra e qindra të vdkur. Kjo neve nuk na duhet”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Vuçiq, siç raporton “Beta”, deklaroi se me presidentin slloven Pahor diskutoi për të gjitha çështjet kryesore rajonale, si dhe integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit