9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tragjike: Vdes një 18 vjeçar në aksident në rrugën Ferizaj – Gjilan, dy të tjerë Iëndohen rëndë

Rekomandime

Një person i moshës 18 vjeçare me inicialet A.Z, ka humb jetën dhe dy të tjerë janë Iënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan.

- Advertisement -

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:55 në afërsi të udhëkryqit që qon për në fshatin Mirosale të Ferizajt, ku e përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një automjet –kamionet me targa vendore i parkuar.

“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që qon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore. Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj) , ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjeçar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

- Advertisement -

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit