Një nga vendet më të vaksinuara të botës po përjeton një valë të re përhapjeje të Covid-19. Ndërkohë që shumë shtete e kanë të vështirë të sigurojnë vaksina, Ishujt Sejshell kanë vaksinuar deri tani 61,4% të popullsisë. Por, kjo gjë nuk ka mjaftuar që të ndalet përhapja e koronavirusit.
Në muajin e fundit, rastet e reja janë rritur, duke detyruar autoritetet shëndetësore që të vendosin masa shtrënguese për 98 000 banorët e tyre. Aktualisht, në Sejshell ka 2700 raste aktive, ku 33% e tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.
Sejshelli e ka vaksinuar popullsinë me vaksinën kineze Sinopharm dhe me vaksinën AstraZeneca të prodhuar në Indi.
Shifra të tilla bëjnë të dyshosh që nga kjo pandemi do të dilet lehtë. Por, ekspertët e shëndetësisë së Sejshellit thonë se vala e re nuk është tregues se vaksina nuk funksionon. Gjithsesi, ajo që po ndodh në shtetin tropikal na kujton se edhe kur vaksinimi është në nivele të larta, shtetet nuk duhet të ulin kujdesin.