18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Profesori Jason Wright: Alienët ishin në Tokë, por ja pse u larguan

Rekomandime

A ekzistojnë alienët? A jemi të vetëm në univers? A ka jetë jashtëtokësore?

- Advertisement -

Këto janë disa prej pyetjeve që janë shtruar përgjatë viteve nga shkencëtarët, qeveritarët dhe njerëzit e thjeshtë.

Dhe tani, një shkencëtar amerikan thotë se një formë e avancuar e jetës mund të jetë realitet – por që u zhduk shumë kohë më parë.

Profesori Jason Wright, një profesor i astronomisë dhe fizikës në Universitetin Shtetëror Pennsylvania, publikoi një shkrim në arXiv në të cilin ai pretendon se ‘speciet e lashta teknologjike’ mund të kenë jetuar në Tokë miliarda vjet para racës njerëzore.

- Advertisement -

Ai nuk është 100% i sigurt nëse këto specie jetuan në Tokë, Venerë apo në Mars.

Megjithatë, ai thotë: “Duke e ditur se njihet për jetë komplekse, origjina më e dukshme për një specie të mëparshme të çfarëdo lloji është Toka”.“Venera e ditëve të sotshme është një kandidat i tmerrshëm për specie teknologjike, me temperaturë sipërfaqësore rreth 400 gradë C”, thotë ai.

- Advertisement -

Wright beson se speciet e lashta janë zhdukur, por se njerëzit kanë gjetur shenja të tyre edhe në të kaluarën.

Megjithatë, ai thotë se dëshmia më e mirë fizike rreth ekzistencës së këtyre specieve tani mund të jetë humbur.

Por pse Wright mendon se këto specie të lashta janë zhdukur?

Ai thotë se: “Përgjigja më e mirë” është një kataklizëm, “qoftë ndonjë ngjarje natyrore si rënia e ndonjë asteroidi, katastrofë globale klimatike apo vetë-shkatërrim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit