3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Historia e çiftit: I shpëtoi jetën nga mbytja në det më pas dashurohen

Rekomandime

Ishte shkurt 2019 dhe koha ishte e mirë, ku duke u larë plazhet e famshme të Goas Nupur Gupta gjithmonë shkoi më larg se zakonisht.

- Advertisement -

Kur ajo kuptoi se sa e fortë ishte rryma, ishte tepër vonë. Uji kishte filluar ta tërhiqte poshtë.

“Unë e dija se nëse notoja vazhdimisht, dhe me qëndrueshmëri, mund t’ia dilja,” – tha ajo për CNN.

Po ndërsa Gupta përpiqej të notonte sërish në breg, rryma e tërhiqte dhe ajo luftonte duke u kthyer në sipërfaqe.

- Advertisement -

“Pastaj pashë këtë njeri që vinte drejt meje”.

Ky ishte Attila Bosnyak, një këshilltar finance rreth të dyzetave, me origjinë nga Hungaria, por me banim në Holandë.

- Advertisement -

Rastësisht, Bosnyak ishte një student në klasën e jogës ku edhe Gupta shkonte.

Bosnyak, si një notar i fortë, u përpoq që të luftonte për të arritur Gupta përmes rrymës së fortë.

“Ai erdhi shumë pranë meje, për të më mbajtur dorën dhe për të më tërhequr, por pikërisht në atë kohë unë u tërhoqa nga oqeani,” – thotë Gupta.

Kjo ishte kohe kur Bosnyak e kuptoi se, edhe nëse mund të kapte dorën e Guptës, ai nuk ishte aq i fortë sa ta tërhiqte atë përsëri në breg i vetëm.

Duke hedhur një vështrim përreth, ai dalloi një tufë gurësh aty pranë që bllokonin Gupta dhe Bosnyak nga pamja e kujtdo që ishte në breg.

Bosnyak e kuptoi nëse mund të ngjitej në majë të njërit prej tyre, ai mund të tundte përsëri në tokë dhe të tërhiqte vëmendjen e një roje shpëtimi.

“U përpoqa që ta shtyja mbi shkëmb” – kujton Bosnyak.

Përfundimisht Bosnyak arriti të mbërthehej në shkëmb dhe duke bërtitur, ai tërhoqi vëmendjen e rojës së shpëtimit në plazh, i cili notoi menjëherë drejt tyre.

Rojet e shpëtimit ndihmuan Gupta të kthehej në plazh, ndërsa Bosnyak notoi vetë. Vetëm kur Bosynak arriti në breg, ai e kuptoi se po gjakoste në gishta, kofshë dhe shpinë.

Gupta nga ana tjetër vrapoi drejt dyqanit më të afërt për të marrë disa dezinfektues, si dhe akullore me çokollatë.

Gupta filloi të kujdeset për plagët e Bosnyak. Pastaj ajo i dha akulloren dhe buzëqeshi me mirënjohje.

“Diçka ndryshoi, për mua, në atë moment. Kishte një klikim në zemrën time diku. Unë mendoj se ishte një moment magjik.”

Pas disa takimeve, ata të dy ranë dakord të shtyjnë kthimet e tyre në shtëpi me një javë dhe e kaluan Ditën e Shën Valentinit 2019 së bashku.

Pas kësaj ata vendosën të fillojnë zyrtarisht një marrëdhënie në distancë.

Ndërsa gjatë vizitës së Bosnyak në Indi, ai i propozoi Guptas në Taj Mahal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit