3.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Thaçi tregon përse refuzoi ta vizitojë Ministrja Haxhiu: U interesua për neve në kulmin

Rekomandime

Ish presidenti Hashim Thaçi që gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, ka treguar se përse kishte refuzuar të takonte zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë që kishin shkuar në vizitë.

- Advertisement -

Ish presidenti i Kosovës, tha se kjo vizitë ishte bërë në kulm të fushatës dhe ata donin ta përdornin këtë gjë.

“Ato nuk erdhën të interesohen për ne, por donin të përdornin takimin me mua, në kulmin e fushatës elektorale në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk na ndihmoi duke na sjellë kafe apo duke na pyetur a u dhemb koka këtu ku jemi. Këto i sigurojmë vetë. Ata na ndihmojnë me qëndrime publike, por pikërisht nga këto qëndrime na kanë dëmtuar sa kanë mundur. Përveç qeverisë së Shqipërisë, askush nuk na ka ndihmuar”, i ka thënë Thaçi gazetarëve shqiptarë Mero Baze e Filip Çakuli, përcjell Gazeta Metro.

Në një shkrim të gjatë Mero Baze tregoi edhe për bisedat tjera që kishte zhvilluar me Thaçin, derisa shkroi se ai ishte mirënjohës për ndihmën që Shqipëria i kishte dhuruar duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk kishte bërë ndonjë ndihmë por vetëm shkaktonte dëm me deklarimet publike.\

- Advertisement -

Ky është shkrimi i plotë nga Mero Baze:

Ndërtesa e paraburgimit e Gjykatës Speciale për Kosovën, fshihet pas një spitali policor antinarkotikësh në periferi të Hagës dhe prej një viti është i populluar me 7 shqiptarë të Kosovës, për të cilët me sa duket urgjenca më e madhe ka qenë t’i mbyllnin aty.

- Advertisement -

Një vit më parë si sot, më 5 nëntor, aty u mbyll dhe Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës dhe njeriu i luftës së Kosovës. Për gati një vit, ata ende janë larg kohës kur mund të dalin në gjyq, pasi me sa duket tani gjykimi nuk është më shqetësim ndërkombëtar. Madje as hetimi i dosjes nuk duket më i tillë. Urgjenca me sa duket ishte vetëm arrestimi i tyre.

Hashim Thaçi u shfaq në dhomën e vizitorëve i paprekur nga burgimi njëvjeçar, as nga pamje fizike, por as nga përditësimi për atë çfarë ndodhte jashtë burgut. I qartë për kryqëzimin e tij dhe arsyet që e kishin mbyllur në atë dhomë, njeriu i luftës së Kosovës mu duk në paqe me të gjithë.

Por, mbi të gjitha me veten. Nuk priste ndihmë nga askush, përveçse nga koha, e cila i ka mbetur aleati kryesor. Besimi se do të dilte i pafajshëm, dhe bindja se kjo kryqëzatë mbi të dhe disa nga figurat politike të Kosovës, ishte çmimi që ata duhet të paguanin deri në fund të jetës së tyre për Kosovën, është i vetmi që u jepte kurajo në ato qeli ku ishin mbyllur.

“Kur mendoj që dhe mund të ishim vrarë në luftë, mendoj se gjithçka tjetër na bën më të fortë”, – thotë pa shumë patetizëm, në dhomën e ngushtë të vizitorëve ku unë përpiqem të bëj humor me formën e mirë fizike apo regjimin e tij ditor në palestër.

Shto këtu dhe mungesën e mëshirës nga Filip Çakuli, i cili i thotë të heqë dorë nga kërkesa për kthim në Kosovë, se mund ta dënojnë me arrest shtëpie dhe do të çmendet. Në fakt nuk e ka prioritet kthimin në Kosovë, edhe pse qeveria atje ja ka mbushur mendjen Hagës se Hashimi kontrollon gjithçka në polici dhe drejtësi. Prioritet ka gjyqin, për të cilin duket se Haga nuk është gati.

Ai duket se thjesht i ka mbushur mendjen vetes se mbyllja aty, është pjesë e bilancit të jetës së tij dhe ka vendosur ta marrë më qetë sprovën e fundit para së cilës e ka vënë drejtësia.

Është paska cinike, por për një vit në qeli, njeriu i Luftës së Kosovës ka mësuar për herë të parë emrat e gjithë komandantëve të policisë serbe në Kosovë, të cilët do t’i ketë dëshmitarë në gjyq shumica e të cilëve janë persona në kërkim për krime, ose të dënuar si të tillë. Disa janë dhe më të shquar se të tjerët. Komandanti i Policisë serbe në Prizren, ai në Mitrovicë dhe Prishtinë janë ndër ata që janë përgjegjës për krime të tmerrshme mbi shqiptarët, si masakra e Krushës, Likoshanit, Mehjes etj.

Ata janë njëkohësisht njerëzit që Prokuroria ka përzgjedhur të dëshmojnë për Hashim Thaçin. Dhe kjo është pak e trishtueshme për seriozitetin e Gjykatës. Të tjerë janë qytetarë të Serbisë dhe disa shqiptarë, disa prej të cilëve banojnë në Serbi. Duket se Thaçi nuk ka ndonjë shqetësim për askënd prej tyre, përveç vetëdijes se janë përzgjedhur si njerëz që mund të justifikonin vetëm ndalimin e tij, por jo dënimin.

Shumica e dosjes që kanë përpara avokatët e tij është e pamenaxhueshme. Një ish- diplomat i Kosovës në Hagë, i liruar nga detyra prej Albin Kurtit, tani punon me grupin e avokatëve të Thaçit privatisht tregon se ka mbi 10 mijë faqe fotokopje nga Facebook, mijëra shkrime gazetash të gjetura me “googel search” dhe shumë interpretime rreth faktit nëse Thaçi ishte njeri me autoritet apo njeri autoritar në UÇK.

Kjo e fundit është thelbi i akuzës, ngaqë mungojnë akuza për akte personale. Akuzat rreth tij vërtiten se “ai është përgjegjës si autoritet përfaqësues i UÇK-së” dhe jo si person që ka ndonjë akt individual kriminal.

Ky fakt, duket që tani pas një viti, e ka bërë të ndjehet shumë i qetë dhe i qartë, “përse duhej arrestuar me nxitim një vit më parë”, duke e kthyer nga rruga për në Uashington, kur ende prokurorët nuk kanë gati asgjë të përfundua për të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit