11.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Grenell reagon pasi SHBA injoroi Kosovën për Samitin e Dhjetorit, kritikon ashpër Bidenin

Rekomandime

Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.

Grenell në një postim në Twitter ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.

- Advertisement -

Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.

Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”.

Postimi i plotë i Grenell:

- Advertisement -

Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë.

Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon.

- Advertisement -

Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit.

Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit