1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Profesori amerikan i reagon ambasadorit të Izraelit në Beograd, e cilëson skandaIoze deklaratën e tij

Rekomandime

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimorë, Alon Ben-Meir, e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e ambasadorit të Izraelit në Beograd, Yahel Vilan.

- Advertisement -

Vilan ka thënë se Izraeli e njohu Kosovën vetëm pas presionit nga SHBA-ja, ndërsa profesori Ben-Mait e ka quajtur këtë deklaratë si skandaIoze.

“Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, paska thënë se Izraeli e ka njohur Kosovën vetëm për shkak të presionit nga SHBA-ja”, thotë Ben-Mair.

Tutje ai kërkoi një ndërhyrje nga shteti i Izraelit për të sqaruar situatën.

- Advertisement -

Kjo deklaratë është skandaIoze; Izraeli duhet të sqarojë atë që deklaroi ky ambasador, pasi kjo do të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet Izrael-Kosovë. Ambasadori izraelit nuk mund t’i referohet Kosovës si ish-provinca e Serbisë në këto lloj diskutimesh; Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga gati 100 vende, përfshirë Izraelin. Këto deklarata nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe të Kosovës, por vetëm përkeqësojnë situatën”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit