15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Baza ushtarake në Mitrovicë alarmon Serbinë

Rekomandime

Ndërtimi i bazës ushtarake në Mitrovicë mund të vlerësohet si provokim i pushtetit në Prishtinë, sepse Kosova në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare nuk ka të drejtë në forca të sigurisë, ka deklaruar profesori i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragishiç.

Sipas paralajmërimeve nga Prishtina, baza e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndërtohet në kodrën e Cernushës në afërsi të Mitrovicës.

- Advertisement -

“Fakti se në Mitrovicë do të ndërtohet baza më e madhe e FSK, në afërsi të territorit ku jetojnë me shumicë serbët e përjetojë si lloj frikësimi dhe presioni nga Prishtina për serbët në Kosovë. Nëse kemi parasysh deklaratat që dëgjohen kohëve të fundit nga atje, e gjithë kjo së bashku përputhet në mozaikun e sjelljes absolute agresive, mospranimi në dialog, vazhdimi i presioneve në banorët serbë që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Dragishiç.

Profesori serb i sigurisë shtoi se për ndërtimin e bazës ushtarake të FSK në Mitrovicë nuk ka asnjë arsyetim.

“Është shumë vështirë me shkaqe të sigurisë të arsyetohet ndërtimi i bazës së FSK pikërisht aty. Mendoj se kjo ka shkaqe dhe prapavijë politike, që nuk është vështirë të kuptohet”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Dje Kuvendi Komunal dhe kryetari i Mitrovicës në jug Bahtiri ka propozuar që baza e re e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndërtohet në kodrën e Cernushës afër Mitrovicës dhe të emërtohet me emrin Isa Boletini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit