Drejtori i Komunikimeve në Turqi e kritikoi të mërkurën deklaratën e Departamentit të Shtetit të ShBA-së rreth komenteve të presidentit turk, Rexhep Erdogan, në lidhje me Izraelin.
“Të flasësh rreth një kryeministri izraelit që e shprehu kënaqësinë e tij për vr.asjen e myslimanëve nuk është ANTl-SEMlTIZEM. Është një realitet i mjerë i mendësisë së disa liderëve izraelitë”, shkroi Fahrettin Altun në Twitter.
“Deklarata e ShBA-së rreth komenteve të presidentit tonë Erdogan rreth dhu.nës së Izraelit kundër civilëve palestinezë është absolutisht e papranueshme. Ata që nuk i kanë guximin dhe njerëzinë që ta dënojnë vr.asjen e fëmijëve nuk e kanë pozicionin moral për t’i dhënë leksione askujt”, thuhet më tej në deklaratën e zyrtarit të lartë turk.
The U.S. statement about our President Erdogan’s remarks on the Israeli violence against Palestinian civilians is absolutely unacceptable. Those who do not have the courage and decency to condemn the killing of children have no moral standing to lecture anyone.
— Fahrettin Altun (@fahrettinaltun) May 19, 2021