17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sa ushtarë serbë u vranë nga “Shigjeta”, Sylejmani: Ata thonë 50, por janë më shumë

Rekomandime

Sonte në Pressing po diskutohet për Operacionin “Shigjeta” që njihet si një prej betejave më të lavdishme të UÇK’së.

- Advertisement -

Rifat Sylejmani, ish-shefi i Operativës, G-3, tha se gjatë këtij operacioni mbetën të vrarë shumë pjesëtarë të ushtrisë serbe.

“Për forcat serbe kemi nxjerr informacionet dhe numri i atyre që kanë marrë pjesë në mbrojtje kurse ne kemi sulmuar, kanë qenë diku 14 mijë ushtarë të ushtrisë jugosllave, 550 oficerë, 450 nënoficerë dhe rreth 2 mijë vullnetarë”, tha Sylejmani.

“Ka pasur bombardime edhe nga NATO. Kanë pasur humbje të mëdha edhe nga forcat tona. Sipas deklarimeve të tyre, që ne i dyshojmë ata shprehen se ishin 50 të vrarë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Por ky numër, Sylejmani beson se nuk është i vërtetë.

“Ky numër besojmë se është më i madh se vazhdimisht kemi pasur luftime të drejtpërdrejta”, tha Sylejmani.

- Advertisement -

Ndërkohë, Sylejmani tha se nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetën të vrarë 18 ushtarë.

“Të bësh sulmin për 17 ditë dhe të kesh vetëm 18 dëshmorë nuk ka ndodhur kurrkund”, tha Sylejmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit