12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Fshesa e Qeverisë, Albulena Haxhiu shkarkon edhe këtë drejtor

Rekomandime

Fshesës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as Drejtori i Burgut të Pejës, Arif Beqa.

Ai nga sot më nuk është në këtë detyrë, pasi që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka shkarkuar nga kjo pozitë.

- Advertisement -

Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Pejë.

Pak më parë media raportoi ekskluzivisht se nga pozita e Drejtorit të Burgut të Prizrenit është shkarkuar Heset Loku.

Vendimi i Haxhiut për shkarkimin e Beqës

- Advertisement -

1. Z. Arif Beqa shkarkohet nga detyra e drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

2. Obligohet Shërbimi Korrektues i Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

- Advertisement -

3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Arsyetim

Pas informacioneve të pranuara për shkelje ligjore të pretenduara në Qendrën e Korrektuese për Femra në Lipjan (QKF) , Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) ka formuar një komision hetimor për hetim të brendshëm administrativ lidhur me dyshimet për ngacmimin sek*sual të një të miture nga ana e një mësimdhënësi në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan gjatë procesit mësimor për vajza dhe gra që zhvillohet në Qendrën Korrektuese për Mitur në Lipjan (QKM).

Më datë 20.12.2021 , Ministria e Drejtësisë ka pranuar raportin e hetimit të kryer nga Komisioni Hetimor përkitazi me ngacmimin sek*sual nga ana e mësimdhënësit të informatikës I.B ndaj të miturës S.H gjatë procesit mësimor në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan . Bazuar në raportin e hetimit përkatës , rezulton se z . Arif Beqa , në cilësi të Drejtorit të QKM – së në Lipjan, pas njoftimit për rastin e ngacmimit sek*sual në QKM në Lipjan nuk ka ndërmarrë asnjë veprim me qëllim të hetimit të rastit të ndodhur në këtë Qendër Korrektuese, respektivisht nuk ka themeluar komision hetimor për hetimin e këtij rasti. Në raportin e hetimit, konstatohet se z . Beqa nuk e kishte parë të arsyeshme të emëroj një komision hetimor lidhur me këtë rast, me arsyetimin se pas ngjarjes së ngacmimit seksual, kishte komunikuar përmes telefonit me Drejtorin e QKF – së, z. Loku, ku ky i fundit kishte deklaruar se janë marrë vesh me nënën e të miturës që të tërhiqen nga rasti dhe për të njëjtën procesi i hetimit të mos vazhdoj më tutje. Me këtë rast z . Beqa, sipas raportit të hetimit nuk kishte mbajtur asnjë shënim zyrtar. Në raportin e hetimit, konstatohet se e mitura S.H, në prezencë të zyrtares sociale ka deklaruar se gjatë orës së informatikës, mësimdhënësi i informatikës I.B e ka ngacmuar sek*sualisht duke e pyetur fillimisht se “meqë lirohesh këto ditë a ka mundësi të pijmë kafe së bashku në Prizren ” dhe me pastaj e ka pyetur ” a po bëhesh nusja ime ” . E gjithë kjo, sipas raportit hetimor ka ndodhur gjatë procesit mësimor në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe për këtë kanë qenë të njoftuar Drejtori i QKF – së në Lipjan z.Loku dhe Drejtori i QKM – së në Lipjan z. Beqa. Lidhur me këtë rast z . Beqa, edhe pse ishte i njoftuar me rastin, nuk e ka njoftuar, Drejtorinë Komunale për Arsim në Lipjan, pasi që personi i supozuar për ngacmim seksual ka qenë punëtor i arsimit DKA – në Lipjan . Po ashtu, z.Beqa nuk e ka njoftuar as Drejtorin për Trajtimin e të Miturve në kuadër të Drejtorisë Qendrore të SHKK – së lidhur me rastin. Për më tepër, i tërë komunikimi i zyrtarëve përgjegjës, përkatësisht udhëheqësve të institucioneve korrektuese lidhur me këtë rast është zhvilluar pa protokoll përkatës dhe përmes formës jozyrtare.

Kësisoj rasti është mbyllur pa u zhvilluar hetim përkatës në QKM dhe pa njoftim të organeve kompetente nga ana e z.Beqës në cilësi të Drejtorit të kësaj qendre korrektuese. Bazuar në të gjeturat e raportit të hetimit përkatës, konstatohet se z.Beqa, ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe përgjegjësive të punës, përkatësisht dispozitave të Ligjit për Zyrtarët Publik, nga neni 46 par . 3 nën paragrafi 3.3 dhe 3.1. Andaj, bazuar në rrethanat e lartcekura si dhe propozimin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të SHKK – së u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit