4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Portali i Baton Haxhiut publikon dokumentin/ Ky është non-paper, që pritet të diskutohet në takimin e parë Kurti-Vuçiq në qershor

Rekomandime

Takimi i parë në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të mbahet muajin e ardhshëm (qershor) në kryeqytetin e Francës, në Paris.

- Advertisement -

Media e Baton haxhiut, Albanian Post posedon dokumentin e emëruar si “non-paper” në të cilin precizohet jo vetëm koha e takimit, por edhe temat e bisedës dhe synimet e këtij raundi të ri bisedimesh, i cili është projektuar si raundi final dhe pritet të përfundojë para muajit shkurt të vitit 2022.

Gjithçka, deri te marrëveshja finale, duhet të realizohet brenda një kornize kohore prej një viti, konkretizon dokumenti.

Kjo letër jo zyrtare, apo “non-paper” prezanton një iniciativë Gjermano-Franceze që për synim ka normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë nën lehtësimin e Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Dokumenti tregon se kjo bëhet në mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo letër, jo formale, në një nga pikat kryesore parasheh krijimin e një Autonomie me vetëqeverisje të zgjeruar dhe me institucione të vetat.

- Advertisement -

“Të dyja palët pajtohen për themelimin e Distriktit Autonom të Kosovës Veriore si një njësi e veçantë administrative e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë që e ka të drejtën të miratojë legjislacion në ekonominë rajonale, financa, prona, infrastrukturë, kulturë, edukim, shëndetësi, mirëqenie sociale, drejtësi, shërbime, banim, zhvillim urban dhe bashkëpunim evropian në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e qeverisjes lokale”, thuhet në një nga pikat kryesore të dokumentit.

“Distrikti Autonom i Kosovës Veriore do të përfshijë territore të qytetit të Zveçanit dhe 35 fshatrat e tij, Leposaviqin dhe 72 fshatrat e tij, Mitrovicën Veriore dhe zonat e afërme kadastrale dhe Zubin Potokun e 63 fshatrat përreth”, vazhdon detaijizimi i këtij plani.

Ky Distrikt Autonom që paraqitet në letër “do ta ketë guvernatorin që përfaqëson Qeverinë e Kosovës, Asamblenë që përfaqëson popullin dhe Këshillin Ekzekutiv që do të jetë një organ i përbashkët i Distriktit Autonom, Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian”.

Një tjetër pikë që është paraparë në dokumentin gjermano-francez është edhe statusi i kishave serbe.

“Kisha Ortodokse Serbe do të njihet, prona e saj do të jetë e paprekshme dhe do të gëzojë status të privilegjuar në më shumë se 40 vende kryesore”.

Precizohet edhe se “Kisha dhe organizimi i saj i brendshëm duhet të njihej si palë vetëqeverisëse e sistemit politik dhe kushtetues të Kosovës, se pronësia duhet të jetë e paprekshme, dhe duhet gëzoi status të privilegjuar”.

“Zonat e mbrojtura duhet të përfshinë më shumë se 40 kisha dhe objekte kulturore. Kisha Ortodokse në Kosovë, si pjesë esenciale e Kishës Ortodokse Serbe, në përputhje me ndryshimet kushtetuese, duhet të udhëhiqet nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili duhet të ketë selinë në Patriarkanën e Pejës”.

Çfarë merr Kosova nga kjo marrëveshje është mos-kundërshtimin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

Gjithashtu, tjetër pikë e rëndësishme e këtij non-paper është edhe krijimi i një zone ekonomike si katalizator dhe nxitje për zhvillimin ekonomik në të dyja vendet.

Kjo është menduar “në konceptin e rajoneve evropiane për të siguruar themelimin e një zone të lirë ekonomike” e cila do shtrihej në rajonin e Mitrovicës dhe në atë të Novi Pazarit.

Të dy shtetet do vazhdonin tutje me idenë që “asnjëra nga to nuk mund ta përfaqësojë shtetin tjetër në arenën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të shteti tjetër”, vazhdon dokumenti.

Më poshtë, theksohet edhe fakti se këto dy shtetet do të respektojnë sovranitetin e njëra tjetrës brenda territoreve respektive.

Normalisht, nënshkrimi i këtij dokumenti do të nënkuptonte ndryshim të kushtetutave të të dyja shteteve dhe më pas njohje reciproke pas ri-rregullimeve kushtetuese e territoriale.

Non-paper tregon edhe disa pika të tjera, sipas të cilave do të operohej, pasi që kjo marrëveshje të arrihej.

“Të dyja palët do të shkëmbejnë Misione të Përhershme. Ata do të themelohen në selitë përkatëse të qeverive të tyre. Çështjet praktike në lidhje ne themelimin e Misionit do të trajtohen në përputhje me Konventën e Vjenës për Raporte Diplomatike”, thotë dokumenti.

“Që të dyja palët do të themelojnë Këshillin e Miqësisë së Ndërsjellë që do t’i mbledh qeveritë e të dyja vendeve çdo vit që të sigurojë implementimin e një marrëveshje që është ligjërisht e detyrueshme dhe të promovojë bashkëpunim bileteral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, dhe do të zgjerojë perspektivën për intergrime evropiane”.

Takimi i parë mes Kurtit e Vuçiq ku pritet të diskutohet rreth këtyre pikave mbahet në muajin e ardhshëm në Paris.

Kjo fazë e bisedimeve, që supozon nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do të kulmonte muajin shtator të 2022-së, ku edhe do raportonte Borell para Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara bazuar në mandatin e siguruar nga Rezoluta A/64/L.65/Rev.1.

Formuluesit e non-paper parashohin që jo vetëm bisedimet, por edhe nënshkrimet eventuale të bëhen nga dy liderët aktualë të dy shteteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit