12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lladrovci: Unë kurrë nuk e kam bërë Vetëvendosjen hesap

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiza Lladrovci, ka thënë Qeveria Kurti e ka rrëzuar veten me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

Unë kurrë nuk e kam bërë LVV-në hesap. Ju e dini kur është themeluar Qeveria Kurti unë kam bërë thirrje që ajo të votohet t’i jepet mundësia, t’i jepen 100 ditë, nëse ai din të shkojë përpara pse mos ta mbështesim”.

- Advertisement -

Ai nuk diti me shku përpara, vetëm 40 ditë nuk mundur të shkojë më përpara. Ish-kryeministri Kurti e ka rrëzuar veten. Nuk ka gjë më të mirë se sa të jesh artikulues i mirë dhe të kesh fjalor të pasur, por nëse nuk je menaxher në këto punë nuk mundesh me udhëheq”.

“Kurti nuk ka ditë të bëjë mirë punën, për një njeri që nuk ka udhëhequr kurrë në asnjë institucion është e vështirë me udhëheq drejtpërdrejtë qeverinë, pra me qenë kryeministër”.

“Sepse ta shkarkosh zëvendëskryetarin e një partie me të cilën ke koalicion pa pyetur liderin e asaj partie, pa i pyetur strukturat e asaj partie, nuk mundesh.

- Advertisement -

Ai deshi me tregu më shumë poena tek qytetarët se unë jam Albin Kurti dhe i mëshoj sakicë gjithkujt. Por sakica iu nxu në hekër edhe iu thye. Hekri është LDK dhe Agim Veliu”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit