14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

AGK-ja dënon suImin e Ramush Haradinajt kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë

Rekomandime

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar suImin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ndaj mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

AGK-ja në reagimin e tyre thonë se Haradinaj i ka suImuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë dhe “të shitur”, pasi sipas tij, ato kanë raportuar se ai mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Kryetari i AAK-së njëherësh deputeti, Ramush Haradinaj, ka suImuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë. Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve.

- Advertisement -

AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit