10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjuriqi – Von Cramonit: Politikanja më e papërgjegjshme gjermane

Rekomandime

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq i është kundërpërgjigjur eurodeputetes gjermane, Viola Von Cramon, e cila dje i reagoi përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrellit në lidhje me një deklaratë të tijën ku ky i ka quajtur “të papranueshme” veprimet e “njëanshme dhe të pakoordinuara” të policisë në veri.

Von Cramoni i ka kërkuar Borrellit që të kritikohen shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet dhe të përkrahen ato ku luftohet korrupsioni.

- Advertisement -

E ndaj deklaratës së Von Cramonit ka reaguar ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Gjuriqi e ka quajtur Von Cramonin si politikanen më të papërgjegjshme gjermane.

“Ti duhet të jesh politikanja më e papërgjegjshme gjermane. Besimi se për t’u futur në zonat me shumicë serbe me armë nën pretendimin e rremë të zbatimit të një ndalimi të çmendur mbi barnat dhe mallrat serbe katër ditë para zgjedhjeve përmes një operacioni policor është ose naiv, ose keqdashës. Një njeri i pafajshëm është qëlluar në shpinë dje, një zonjë e vjetër ka ndërruar jetë si rezultat i asaj që ju e përshkruani si një ‘aksion policor’. Ju duhet të keni turp për veten”, ka thënë ai në një postim në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit