6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ky është fshati i Kosovës ku nuk festohet Viti i Ri, asnjë dyqan aty nuk shet raki

Rekomandime

Ky është fshati i Kosovës ku nuk festohet Viti i Ri, asnjë dyqan aty nuk shet raki , asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve.

- Advertisement -

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit Islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alk’ool. Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri mysliman.

- Advertisement -

Në kohët e faljes së namazeve sipas rregullave të lutjes në fenë islame banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve një fshatar nga Bresana e shpjegon se ka nisur pas luft’ës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit