3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haradinaj përseritë shqetësimin për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj UÇK-së

Rekomandime

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ripërseritur qëndrimin e tij se është i shqetësuar me deklarimit e Kryeministrit Kurti në lidhje luftën në Kosovë.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook pas takimit me strukturat e AAK-së, Haradinaj ka shkruar se ka informuar partinë e tij rreth takimit me Kurtin.

“Informova Kryesinë për takimin që kisha sot me Kryeministrin Kurti, kërkesat dhe shqetësimet që i kam paraqitur, përfshirë temat e dialogut dhe qëndrimit të qeverisë rreth Luftës Çlirimtare”, shkroi Haradinaj.

Pas takimi të sotëm me Kurtin, Haradinaj para gazetarëve ka thënë se e dëgjoi të parin e ekzekutivit rreth qëndrimeve për dialogun.

- Advertisement -

“Ne dëgjuam qëndrimet e Kurtit për dialogun. Shqetësime të tjera janë se hetojmë se ka një ikje nga qeveria se Kosova ka bërë luftë dhe se UÇK-ja në bashkëpunim me NATO-në kanë çliruar Kosovën”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit