8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ia raportuan reagimet për Bregoviqin, Facebook merr masa ndaj Vesa Lumës

Rekomandime

Ka tash e sa ditë që ardhja e përfolur e Goran Bregovicit në Shqipëri është kthyer në një ndër temat më të diskutuara në vend.

Ai pritet të performojë në të ashtuquajturën Festa e Birrës në Korçë dhe pavarësisht reagimeve të shumta publike, organizatorët nuk janë zmbrapsur duke theksuar se e vlerësojnë Bregovicin si artist dhe se e kanë për nder ta kenë në festival.

- Advertisement -

Ndër këngëtaret e para që kishte reaguar në lidhje me këtë ngjarje ishte këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma, e cila njëherësh është nuse në Shqipëri.

Pas reagimeve që kishte bërë në rrjetin social Facebook, Vesa ka marrë raportime të shumta (që mesa duket vijnë nga përdoruesit serbë), dhe me të parë numrin e madh të raportimeve, Facebook i ka dërguar një mesazh verifiki artistes, të cilën ajo vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory.

“Duket se dikush ka raportuar faqen tuaj në lidhje me imitimin dhe pretendimin se jeni një individ ose biznes, për të parandaluar këtë ne duhet të verifikojmë identitetin tuaj, Ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtëm”, është mesazhi që Facebook i ka dërguar Vesës, duke i kërkuar verifikim për shkak të raportimeve që statusi i saj ka marrë.

- Advertisement -

Duke e ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” shkroi me shaka, se pavarësisht raportimeve dhe kundër-reagimeve, nuk mund t’i arrijnë qëllimit që shqiptarët t’i ndajnë dhe përçajnë mes vete.

- Advertisement -

“Seriozisht! Po si me Facebook si pa, historinë nuk kemi me lënë me ndryshu edhe pikë”, ka shkruar Luma në InstaStory.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit