Lajmi i fundit: Vitia aprovon kërkesën për heqjen e orës policore

    0
    110

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19 dhe masat e reja

    Sipas burimeve të Express brenda këtij takimi, ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes që është nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

    Përveç hejqes së kufizimit të lirisë së lëvizjes, do të ketë edhe lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal.

    Këto propozime nga mbledhja e sotme, pritet të votohen më pas nga Qeveria e Kosovës.