8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E konfirmuar: Aprovohet heqja e orës policore, rekomandohet zgjatja e orarit të gastronomisë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Ishte një takim konstruktiv ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore, por edhe kërkesat tjera që kanë impakt në zhvillimin ekonomik lokal, janë aprovuar nga ministri Vitia. Por, lehtësimi i këtyre masave do të ndodhë në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku Vitia do t’i paraqesë kërkesat e komunave”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00.

- Advertisement -

“Është rekomanduar që gastronomia të punojë deri në orën 23:00, nëse situata me COVID-19 është situate stabile, atëherë pritet që nga mesi i qershorit të ketë edhe lehtësira tjera për hotelerinë”, ka deklaruar Ibrahimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit