2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Veriu autonom, Greqia njeh Kosovën”, përfaqësuesi grek i reagon ish-këshilltarit të Hashim Thaçit

Rekomandime

Kryetari i Partisë Qytetare të Grekëve në Serbi, Vasilios Provelegios, mohoi sot pretendimet se Greqia ka në plan të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai reagoi ndaj deklaratës së Artan Behramit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se kishte informacione se ishte rënë dakord të arrihej një marrëveshje e përkohshme midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas së cilës veriu do të merrte autonomi, ndërsa Kosova njohjen nga Greqia, shkruan media serbe “Novosti”.

- Advertisement -

Në një deklaratë, Provelegios thekson se Greqia mbështet absolutisht pozicionin e Serbisë në negociatat që po zhvillon me Kosovën, të cilat, siç thotë ai, përsëriten vazhdimisht nga zyrtarët grekë në të gjitha takimet publike dhe private me përfaqësuesit serbë.

Sipas tij, në këtë moment, tema më serioze dhe qëllimi kryesor i Greqisë është që sezoni turistik të jetë sa më i favorshëm për turistët serbë, të cilët kanë vendosur të kalojnë pushimet e tyre në Greqi dhe “të jenë në shërbim të tyre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit