8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mitropoliti i Elbasanit merr pjesë në varrimin e priftit serb që vdiq nga koronavirusi

Rekomandime

Mitropoliti i Elbasanit, Hiresi Andoni, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Bregdetit Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije, i cili vdiq të premten pas infektimit me coronavirus.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur përmes një faqeje në rrjetin social Facebook, “Radio Ngjallja”.

Në njoftim thuhet se Mitropoliti Andoni u mirëprit nga vëllezërit ortodoksë në Mal të Zi.

Po ashtu glorifikohet edhe Amfilohije, duke thënë se ai ishte një figurë e nderuar e Ortodhoksisë dhe se kontributi i tij ngjason shumë me atë të Kryepiskopit Anastas.

- Advertisement -

“Mitropoliti Amfilokie ishte nje figure e nderuar e Orthodhoksise si per formimin e tij teologjik ashtu dhe per ate shpirteror. Qe nga viti 1990 ai udhehoqi kete Mitropoli ne ringritjen pas periudhes te persekutimit komunist atje. Figura dhe kontributi i tij ngjason shume me ate te Kryepiskopit tone Anastas, per te cilin Mitropoliti Amfilokie ushqente nje respekt te vecante, jo vetem si pedagogun e tij, por edhe per figuren e tij shume dimensionale por dhe per kontributin e jashtezakonshem ne ringritjen e Kishes ne Shqiperi, e cila u gjend ne rrethana edhe me te veshtira. I perjetshem kujtimi i tij. Amin.”, thuhet në njoftim.

Amfilohije ishte akuzuar nga autoritetet malazeze gjatë pandemisë se po injoronte udhëzimet e mbrojtjes dhe se po nxiste të tjerët.

- Advertisement -

Ai kishte organizuar dhe ishte pjesëmarrës në protesta kundër qeverisë dhe politikave properëndimore të Djukanovic në kohë epidemie. Amfilohije ishte i krishterë ortodoks arkaik kontrovers i papërmbajtur, dhe nacionalist serb i papërmbajtur që shkonte deri në fashizëm.

Ai njihet për aktivist ekstremist që ka përkrahur Karadjic, Arkan e Milosevic. Në vitet e fundit të jetës së tij, kryepeshkopi deklarohej i penduar pse nuk bëri më shumë për ta mbrojtur Slobodan Milosevic.

Një nga kryepeshkopët më të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Serbe, ai që udhëhiqte Kishën në Mal të Zi dhe Bregdet, humbi betejën me virusin Covid-19. Betejat të tjera, ato të luftës, Amfilohije i glorifikonte, duke përkrahur udhëheqësit famëkeq të ushtrisë serbe gjatë viteve të ’90-ta.

Ai kishte organizuar dhe ishte pjesëmarrës në protesta kundër qeverisë dhe politikave properëndimore të Djukanovic në kohë epidemie. Amfilohije ishte i krishterë ortodoks arkaik kontrovers i papërmbajtur, dhe nacionalist serb i papërmbajtur që shkonte deri në fashizëm.

Ai njihet për aktivist ekstremist që ka përkrahur Karadjic, Arkan e Milosevic. Në vitet e fundit të jetës së tij, kryepeshkopi deklarohej i penduar pse nuk bëri më shumë për ta mbrojtur Slobodan Milosevic.

Një nga kryepeshkopët më të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Serbe, ai që udhëhiqte Kishën në Mal të Zi dhe Bregdet, humbi betejën me virusin Covid-19. Betejat të tjera, ato të luftës, Amfilohije i glorifikonte, duke përkrahur udhëheqësit famëkeq të ushtrisë serbe gjatë viteve të ’90-ta.

Te Amfilohije, për ta marrë bekimin, shkonte Arkani në fillim të viteve të ’90-ta, para se të nisej në betejat ku serbët vranë mijëra boshnjakë e kroatë. Ai festonte krishtlindjet ortodokse me Arkanin e Karadjic.

Njësia e Arkanit siguroi manastirin për një kohë dhe shumë kujtojnë se si Amfilohije dhe priftërinjtë e tjerë të Cetinës dërguan “Tigrat” në fushën e betejës në Bosnjë dhe Hercegovinë me lutje, shkruanin mediat serb.

Në nëntor 1991, Amfilohije inkurajoi rezervistët e brigadës së Podgoricës “Veljko Vlahović” në fushën e betejës në Dubrovnik me këngën epike “Beteja e Mojkovac” të interpretuar nga ai vetë.

Amfilohije priti Arkanin për herë të dytë pas kthimit të tij nga fusha e betejës në Dubrovnik, në Ditën e Krishtlindjes 1992, kur Arkan kishte “nderin” të ruante pragun e Krishtlindjes në Cetinë.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga Covid 19. Ai vdiq të premten në mëngjes në një spital në Mal të Zi.Amfilohije, 82 vjeçar, ishte testuar pozitiv me COVID-19 më 6 tetor.

Amfilohije dhe Kisha Ortodokse e Serbisë rregullisht përfliteshin se ishin nëse jo pjesëmarrës, së paku nxitës të tentim grusht shtetit në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016’të. Aty dihet tani se ishin përfshirë agjenturat e inteligjencës së Rusisë.

Amfilohije me retorikën e tij të theksuar ultra nacionaliste serbe ishte i palëkundur ndaj çdo nisme të negociatave me kosovarët dhe rregullisht i quante tradhtar të Serbisë ata që zhvillonin negociatat në Bruksel.

Njoftim i plotë:

Sot me 1 nentor 2020 u zhvillua ceremonia mortore e Mitropolitit te Malit te Zi Amfilokie ne katedralen “Ngjallja e Krishtit” ne Podgorice.

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas Kishen e Shqiperise e perfaqesoi Mitropoliti i Elbasanit Hiresi Andoni, dicka qe u mireprit nga vellezerit ortodokse atje.

Mitropoliti Amfilokie ishte nje figure e nderuar e Orthodhoksise si per formimin e tij teologjik ashtu dhe per ate shpirteror. Qe nga viti 1990 ai udhehoqi kete Mitropoli ne ringritjen pas periudhes te persekutimit komunist atje.

Figura dhe kontributi i tij ngjason shume me ate te Kryepiskopit tone Anastas, per te cilin Mitropoliti Amfilokie ushqente nje respekt te vecante, jo vetem si pedagogun e tij, por edhe per figuren e tij shume dimensionale por dhe per kontributin e jashtezakonshem ne ringritjen e Kishes ne Shqiperi, e cila u gjend ne rrethana edhe me te veshtira.
I perjetshem kujtimi i tij. Amin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit