11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shqiptarët përfaqësohen me 11 ekipe në garat europione, rekord i ri

Rekomandime

11 skuadra shqiptare pritet që të garojnë në gara europiane këtë sezon. Tri prej këtyre skuadrave do të luajnë në Ligën e Kampionëve. FC Prishtina, FC Shkëndija dhe FC Teuta Durrës, që u konfirmua sonte kampion do të luajnë në Ligën e Kampionëve kurse tetë sosh në UEFA Conference League

Shqiptarët do të jenë më se shumti të përfaqësuar nëpër garat europiane këtë vit, pasi që për këto gara janë kualifikuar gjithsej 11 ekipe shqiptare.

- Advertisement -

Në Ligën e Kampionëve për herë të parë këtë vit do të luan FC Prishtina. 11 herë kampioni i Kosovës kishte 8 vite pa e fituar titullin dhe kishte arritur që ta bënte këtë vit ku përfundoi e para FC Dritës dhe FC Ballkanit. Ata do të luajnë fillimisht në barazhin e skuadrave paraeliminatore dhe nëse e fitojnë finalen do të jenë në fazën e parë të kualifikimeve në garën më të madhe të klubeve në botë.

Shkëndija e Tetovës edhe këtë vit ka dominuar futbollin në Maqedoni duke u shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut. Shkëndija është në vazon e skuadrave të favorizuara dhe ata mund të përballen me FC Prishtinën apo Teutën e Durrësit, të dyja këto skuadra që nuk janë në vazon e favoritit por në atë të pafavoritit.

Ndërkohë sonte, Teuta e Durrësit u konfirmua kampion i Shqipërisë duke munduar në finale skuadrën e Apolonia e Fierit. Teuta është skuadra e fundit shqiptare që është konfirmuar se do të luajë në Ligën e Kampionëve e ku do ia nisë që nga faza e parë e kualifikimit direkt.

- Advertisement -

Në anën tjetër, në garën e re të UEFA-së, atë të Conference League do të luajnë 8 skuadra shqiptare.

FC Llapi, si fitues të Kupës së Kosovës do të luajnë për herë të parë në këtë garë që në fazën e parë të saj, ndërkaq në Conference League do të luajë edhe Vllaznia e Shkodrës, Partizani dhe skuadra e Laçit. Edhe nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë dy skuadra shqiptare, ajo e FC Shkupit dhe skuadra e FC Strugës. Për herë të parë në UEFA Conference League do të këtë edhe një skuadër shqiptare nga Mali i Zi, është fjala për skuadrën Decic të cilët janë kualifikuar për të luajtur në këtë garë.

- Advertisement -

Kujtojmë se në Conference League mund të shohim përballje të ekipeve shqiptare me njëri tjetrin. Në vazon e skuadrave të favorizuara për fazën e parë janë FC Drita, Partizani dhe Laçi. Këtyre tri skuadrave mund t’i bashkohet edhe FC Shkupi.

Ndërkaq në vazon e skuadrave të pafavorizuara janë; FC Struga, Vllaznia. FC Llapi dhe Decici.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit