9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Masat e reja përfshijnë edhe zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në këtë orë

Rekomandime

Në kuadër të rishqyrtimit të masave kundër koronavirusit pritet të merret vendimi edhe për zgjatjen e orarit të gastronomisë.

- Advertisement -

Raportohet se orari i gastronomisë do të zgjatet për një orë e gjysmë, nga 21:00 sa ishte deri në ora 22:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu nga dita e nesërme pritet të ndryshojë orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët e disa komunave të Kosovës.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se sipas orarit të ri, që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Podujevës, Gjakovës, Ferizajt, Lipjanit, Drenasit, Vushtrrisë, Mitrovicës Jugore, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës.

- Advertisement -

Po ashtu, Qeveria Hoti pritet të marrë vendim që secili qytetar që viziton vendet e rajonit të cilat llogariten me risk të lartë të infeksionit si: Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Serbisë, obligohet të vetizolohet për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Masat e reja përfshijnë edhe rihapjen e çerdheve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit