-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Arsyetimi i Kurtit pse s’po e vendosë reciprocitetin

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka thënë se reciprocitetin do ta zbatojnë por iu nevojitet kohë për ta zbatuar.

- Advertisement -

“Për ta zbatuar reciprocitetin kemi nevojë të ju bëjmë ballë edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike të Serbisë. Pra neve na duhet kohë që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Nuk janë trajnaur zyrtarët e doganës që të zbatojnë reciprocitet është e domosdoshme që ta bëjmë këtë.
Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në javën e parë as në muajin e parë. Reciprocitetin nuk e kemi si hakmarrje por si parim që derivon nga parimi i barazisë. Ne do ta zbatojmë reciprocitetin kur të jemi të përgatitur mirë për zbatimin e tij, dikujt mund të mos i pëlqejmë por ne do ta bëjmë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se me drejtorin e ri të doganave doganierët do të trajnohen për zbatimin e reciprocitetit.

“Në vitin 2011 e patëm miratuar rezolutën në Kuvend për reciprocitet të plotë me Serbinë dhe ajo rezolutë u hodh poshtë nga qeveria e atëhershme kundër reciprocitetit, dihet me emër e mbiemër kush ka votuar kundër. Se ne jemi për reciprocitet nuk do mend dhe tani ne do ta zbatojmë atë. Para një muaji është miratuar propozimi që unë kam marrë për drejtorin e ri të doganave. Doganierët e rinj do të trajnohen që ta zbatojnë atë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit